Celebrities Showbiz

E papritur, Fationi largohet nga shtëpia! Ja arsyeja që ai vendosi të ndërpresë rrugëtimin e tij!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Fationi vendosi të largohej nga shtëpia duke i qëndruar fjalës së tij të dhënë se nëse Meritoni nuk largohet nga nominimi i kësaj mbrëmje, ai do të linte shtëpinë e Big Brother Vip! Pavarësisht këmbënguljeve, Fationi vendosi të linte përfundimisht aventurën e tij në Big Brother Vip! Shkak është bërë përplasja Meriton-Rike, ku në një moment kur i kërkoi llogari për gjestin e shëmtuar reperi e thirri burracak dhe “hë bukurosh…”. Fationi argumentoi se e ka privuar veten të mos ndërmerrte një veprim jo racional përgjatë gjithë ditës së sotme duke konfrontuar Meritonin, dhe nëse ky i fundit nuk do të dilte nga shtëpia përmes eliminimit, ai vetë do të tërhiqej.