Celebrities Film & Tv Magazine

Ed Manushi zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes së Argjirës dhe Gracianos!

Moderatori i “E Diell”, Ed Manushi, ka zbuluar më tepër detaje nga ndarja e Argjira Spancës dhe Graciano Taganit. Ai tha se:

Nuk është një ndarje përfundimtare, por probleme mes çiftit.

Manushi u shpreh se pas daljes së Gracianos nga Big Brother VIP, do të sqarohen më tepër për marrëdhënien e tyre. Moderatori shtoi më tej:

Me sa dimë ne nuk është një ndarje akoma, për famë jo e jo. Është një problem. Një çift që do të sqarohen kur të dalë Graciano nga Big Brother VIP.

Rikthimi i Gracianos në BBV mund të jetë bërë shkak për një krisje me partneren e tij, Argjira Spanca. Dhe pse u fol e përfol kudo, prej Argjirës nuk kishte asnjë reagim deri pak momente më herët. Në emisionin “E Diell” ajo është vendosur në ‘siklet’ nga një pyetje e Ledjona Xheladinajt, ku kjo e fundit e pyeti lidhur me Gracianon.

Argjira u shpreh se është një moment delikat dhe duhet të flitet sy më sy vetëm mes saj dhe Gracianos.

Më dëgjo. Unë tani kam zgjedhur që të mos prononcohem përsa i përket kësaj teme, sepse kushdo që më njeh mua e di që jam shumë private. Marrëdhënien me Gracianon sigurisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një moment shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy.

Rikujtojmë gjithashtu se nëna e Gracianos ishte para pak javësh në shtëpinë e BBV për të surprizuar të birin, pas një rrëfimi të ndjerë të tij për fëmijërinë. Në një intervistë të dhënë për “Fan Club”, nëna e balerinit u shpreh se ishte prekur nga rrëfimi dhe lotët e tij. E ndërsa u pyet rreth lajmeve për një krisje mes Gracianos dhe Argjirës, ajo nuk preferoi të prononcohej.