Lifestyle

Ekspertët këshillojnë se si të përballeni kur prindi juaj diagnostikohet me kancer!

Një ndër frikërat më të mëdha që i bashkon njerëzit është padyshim marrja e një lajmi të hidhur në lidhje me familjen. Ndërkaq, ne ju tregojmë se si ta përballoni lajmin se një prind është diagnostikuar me kancer.

Themeluesja dhe drejtuesja e “The Loss Project”, Carly Attridge, beson se kur njerëzit marrin lajmin se prindërit janë diagnostikuar me kancer, nuk mund të kenë reagime të mira apo të këqija, pasi reagimet e tyre nuk mund të gjykohen.

Unë mendoj se është shumë e rëndësishme t’i bëjmë prindërit të ndihen se kanë një hapësirë të sigurt, mikpritëse, ku ata do të ndihen të dëgjuar. Natyrshëm, njerëzit do të reagojnë në mënyra të ndryshme. Disa mund të duan ta shmangin tematikën, disa mund të jenë në gjendje mohimi, të tjerë do të duan të flasin. Ne thjesht mund të jemi prezent dhe t’i dëgjojmë kur ata të jenë gati. Nuk ka një udhëzues.

Ndërsa Dr.Hana Patel, eksperte e shëndetit mendor, shpjegon:

Prindërit, një ditë mund të ndihen të lumtur dhe të nesërmen të trishtuar. Kujtoni se ata ndoshta nuk duan të flasin ose të mendojnë për kancerin gjatë gjithë kohës. Nëse nuk duan ta bëjnë, ose zgjedhin të fokusohen te diçka tjetër, ju mos e merrni personale dhe respektoni dëshirën e tyre për privatësi dhe qetësi. Nga ana tjetër, duhet të kryhen edhe biseda normale për përditshmërinë dhe mund të bëhen edhe shaka.

Ekspertja Carly Attridge nxit fëmijët që të mbajnë një ditar dhe të shkruajnë ndjesitë e ndryshme që përjetojnë.  Ekspertët e tjerë këshillojnë të tregoni durim, empati dhe transparencë. Kërkoni ndihmën e njerëzve të dashur, përqendrohuni edhe te ndjesitë tuaja dhe konsultohuni me një ekspert të shëndetit mendor, mos u mundoni të jepni këshilla të tepërta mjekësore, mos i “detyroni” prindërit të tregojnë çdo ndjesi apo mendim, reflektoni, meditoni dhe lidhuni me natyrën. Flisni me ta, krijoni kujtime dhe zhvilloni sa më shumë biseda.