Anketime dhe studime të shumta kanë treguar se fëmijët që në moshë të hershme fillojnë të shqetësohen për pamjen e tyre fizike. Ekspertët të cilët merren me fëmijët, thonë se pothuajse 71% prej tyre fillojnë të brengosen për pamjen e tyre fizike që prej moshës 3-vjeçare.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/11/body-image.jpg)
Një hulumtim i tillë është kryer edhe nga PACEY: Shoqata Profesionale për Kujdesin e Fëmijëve dhe në Vitet e Hershme, e cila ka treguar se edhe para se të shkojnë në shkollë apo çerdhe, fëmijët fillojnë të ndërtojnë imazh negativ për pamjen e tyre fizike. Hulumtuesit kanë thënë se fëmijët shfaqin shenja të pakënaqësisë me trupat e tyre.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/11/female-body-issues1.jpeg)
Organizatat të cilat merren me kujdesin e fëmijëve kanë thënë se kjo gjë është shqetësuese dhe se numri i fëmijëve që janë të pakënaqur me pamjen e tyre fizike dyfishohet kur arrijnë moshën 6-vjeçare. Jacqueline Harding, eksperte e kësaj fushe, thotë se duhet të bëhen më shumë hulumtime për këtë aspekt, por beson se televizioni dhe fotografitë në rrjete sociale janë më së shumti përgjegjëse për këtë shqetësim.
![](https://images.indianexpress.com/2019/10/body-positivity.jpg)
Rikujtojmë se, shumë prindër mund të mos kenë dëgjuar më parë për teknikën e “pritjes progresive” të krijuar nga neuropediatri anglez Richard Ferber. Por me shumë gjasë e keni përdorur atë gjatë rritjes së fëmijëve. Bëhet fjalë për një metodë shumë të thjeshtë për t’i vënë ata në gjumë, t’i lini të qajnë derisa të lodhen.
Tingëllon paksa e drastike në pamje të parë, por shumë prindër zgjedhin ta praktikojnë me fëmijë të moshës 0-3 vjeç. Ata i lënë të qajnë nën pretekstin se fëmijët lodhen dhe më pas do të mund të flenë të qetë. Ajo që nuk dini është sesi ndikon e qara në jetën e një fëmije. Pasojat fizike dhe psikologjike prekin ecurinë e shëndetit të tyre edhe gjatë një periudhe më të vonë.