Celebrities Gossip Showbiz

Eraldo Rexho zbulon sekretin e lidhjes së Adrola Dushit: “Për Shën Valentin i erdhën disa lule…”

Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.

Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar  25-vjetorin e radios më unike.

Të ftuar këtë mbrëmje të veçantë ishin dy miqtë e mirë, Adrola Dushi dhe Eraldo Rexho. E ky i fundit nuk ‘e kurseu’ një sekret lidhur me jetën private të modeles bukuroshe.

Me kë e kaluan Shën Valentinin Eraldo dhe Adrola?

Adrola: Kombinojmë shumë bukur bashkë, nuk kemi nevojë për më shumë, apo jo? 

Eraldo: Shokët bashkë rrijnë apo jo? Kështu që, ne nuk na ndajnë eventet, nuk na ndajnë festat, nuk na ndan përditshmëria. Ndaj edhe sot erdhëm bashkë. 

A i erdhën lule për 14 shkurt si dhuratë Adrolës?

Eraldo: Disa i erdhën… 

Adrola: Përgjigjet shoku im për mua. Po pa lule nuk do rrimë tani, është minimumi. 

Si ndihet Adrola kur cilësohet si ‘vajza më e bukur shqiptare’?

E kam thënë dhe e ripërsëris prapë, nuk jetoj kurrë me idenë si vajza më e bukur, e shijoj si epitet që e kam por uroj që të mos jetë vetëm një epitet, e bukur, por dhe një vajzë që me të vërtetë ka shumë vlera të tjera.