Celebrities Gossip Showbiz

Është akuzuar gjithmonë për dështim të photoshop-it, tani Kim Kardashian sulmohet për përdorimin e Inteligjencës Artificiale!

Kim Kardashian është akuzuar për përdorimin e AI (Inteligjencës Artificiale) për të ndihmuar në promovimin e një aplikacioni të ri Skims. Ishin ndjekësit ata të cilët vunë re diçka të çuditshme në një video që ajo shpërndau në internet. Pasi prezantoi për herë të parë Skims në vitin 2018, Kim vendosi që të sillte edhe një tjetër risi në lidhje me kompaninë e saj dhe qasjen me teknologjinë.

Kardashian shfaqet në fillim të videos së postuar në Instagram me një veshje tërësisht të zezë dhe u thotë shikuesve:

Jam shumë e emocionuar për aplikacionin tonë të ri Skims.

Më pas, video ndërthuret në një seri videosh që tregojnë aplikacionin dhe mënyrën se si funksionon ai, teksa Kim vazhdon të thotë:

Ai e bën blerjen kaq të lehtë dhe është projektuar rreth gjërave që kemi dëgjuar që klientët tanë dëshirojnë më shumë. Ne e kemi bërë shfletimin e të gjitha koleksioneve tona super të lehtë dhe të personalizuar sipas preferencave tuaja.

Për të parë videon kliko këtu! 

Teksa shumë njerëz e kanë mirëpritur mënyrën e re për të bërë blerje në Skims, të tjerë ende po e përqendrojnë vëmendjen e tyre te reklama. Megjithëse Kim mund të shihet duke folur në fillim të videos, shumë komente në klip e akuzojnë pamjen e saj si të krijuar nga AI. Siwei Lyu, një ekspert i mjekësisë ligjore të mediave dixhitale në Universitetin në Buffalo, është shprehur për USA Today se si programet mund të përdorin një mostër të vogël të audios autentike nga një personazh i famshëm – si Kim – për të krijuar një version dixhital të zërit të tyre.

Programe të tjera mund të përdoren më pas për të krijuar lëvizje buzësh, të cilat mund të mbivendosen në imazhet e personazhit.

“I gjithë softueri është shumë i lehtë për t’u përdorur,” tha Lyu.