Celebrities Film & Tv Showbiz

Është thirrur në gjyq nga Saimir Kodra? Flet Egla: “Meraku im mami, mendonte që do më fusnin në burg…”

Në ‘post Big Brother’, Egla është pyetur nga moderatori Ledion Liço nëse është thirrur për gjyq nga Saimir Kodra, ashtu siç u përfol pas deklaratave të saj për ngacmim seksual brenda “BBV”. Egla tha se ende nuk është thirrur, por është gati dhe po konsultohet me avokaten e saj. Juli nga ana tjetër sqaroi se pse i doli kundër Eglës.

Egla: Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke folur me avokaten aktualisht. Jam munduar të mos e shtyj atë urë aty brenda, mënyra sesi u përdor për lojë, sinqerisht nuk më frigonte, por më jepte ankth. Gjëja më e rëndësishme, emocioni më i fortë te unë ka qenë mami në shtëpi, a po mendonte që do më fusnin në burg. Më tha a do të fusin në burg, i thashë mos u shqetëso, kam njerëz që do më ndihmojnë, nuk është asgjë e rëndë.

Juli: Kam qenë i pari që i kam dalë në krahë Eglës, por ajo nuk ishte mirënjohëse. Për Mamaqin kur u shpreha, u pyeta nga Erjola dhe i dhashë mendimin tim pse mund ta ketë bërë, aty iu ndezën llampat dhe ma përdori këtë, të lumtë dora se çfarë i the. Nuk ishe asnjëherë mirënjohëse, e ke kaluar lumin dhe na ke dhj*rë kalin. I thashë si do ndiheshe ti nëse do bëhesha me personin në fjalë.

Egla: Në këtë edicion më ke vizatuar si artisten e braktisur nga kolegët dhe audicionet, por në fund të ditës një qyteti i tërë më pritën dhe më bënë surprizën.  Është instuticioni ku punoj, njerëzit ku punoj. A kupton?