Tech Travel

Falë inteligjencës artificiale linja ajrore easyJet do të menaxhojë më mirë fluturimet!

Përdorimi i inteligjencës artificiale në qendrën e re të kontrollit të linjës easyJet i ka lejuar ekipet të menaxhojnë më mirë fluturimet. Bëhet e ditur se personeli në qendrën e kontrollit të integruar pranë aeroportit Luton, Bedfordshire, ka qasje në Jetstream, mjet ky gjenerues me Al. Ai thuhet se i ndihmon të zgjidhin më shpejt shqetësimet që i kanë në lidhje me pilotët dhe ekuipazhet në terren.

Në qendër punojnë më shumë se 250 persona dhe menaxhojnë programin ditor të easyJet me rreth 2,000 fluturime. Përgjegjësitë e tyre përfshijnë planifikimin e rrugëve, shpërndarjen e pilotëve dhe ekuipazhit, mirëmbajtjen e aeroplanëve dhe komunikimin me pasagjerë.

Shefi i easyJet, Johan Lundgren, tha se:

Në easyJet, ne pamë që herët potencialin për të përmirësuar përvojën e klientit dhe efikasitetin operacional, të cilat mund të na ndihmojnë të ofrojmë një përvojë më të mirë fluturimi për klientët, ekuipazhin dhe pilotët tanë. Ndërsa nuk mund ta shihni gjithmonë, teknologjia tashmë është duke punuar shumë në ajër dhe në tokë, duke na ndihmuar të parashikojmë saktësisht se çfarë ushqimi dhe pije na nevojitet për rrugë të caktuara.

Shefi i linjës ajrore theksoi se Al ka ndihmuar në reduktimin e mbetjeve ushqimore dhe zgjedhjen e aeroplanit të duhur për të përmbushur kërkesën. Rikujtojmë, se tre-mujori i parë i këtij viti në vendin tonë nisi me një rritje të jashtëzakonshme në numrin e udhëtarëve për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, krahasuar me vitin e kaluar.

Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2024 TIA raporton 63.9% më shumë udhëtarë sesa e njëjta periudhë, vitin e kaluar. Plot 1,910,616 pasagjerë kanë hyrë dhe dalë nga kjo portë që tashmë është kryesore për Shqipërinë, krahasuar me 1,166,000 pasagjerë, për tre-mujorin e parë të vitit 2023.

Vlen të theksohet që viti 2023 ishte gjithashtu një vit rekordi në shifra udhëtarësh ku deri në fund të muajit dhjetor u numëruar mbi 7.2 milion pasagjerë. Kjo ka qene shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, e cila ishte edhe pika më e madhe e fluksit të turizmit në vend ku në total, në të gjithë Shqipërinë u regjistruan 10 milion udhëtarë.