Celebrities Gossip Showbiz

“Famën e ka nga Besi…”, Robert Berishës nuk i del inati me Xhensilën, e sulmon përsëri!

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.

Disa ditë më parë, Robert Berisha dhe menaxheri i Xhensilës janë përfshirë virtualisht në një debat mes tyre dhe shkak është bërë pikërisht publikimi i një reklame për një koncert në profilin e këngëtares, që sipas tij e ka bërë për inat të Besit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Roberti është shprehur se Xhensila duhet t’i jetë falenderues Besit pasi famën e ka nga ai.

“Xhensila ka qenë e re kur është njohur me Besin dhe famën e ka krejt prej tij. A janë ndarë a s’janë ndarë, paradite dhe pasdite t’i thotë faleminderit atij sepse ajo ka qenë një çikë e re që nuk e ka njohur askush!”

Por nuk ka mbetur pa përmendur dhe menaxherin e këngëtares për të cilin thotë:

Artistat e tij që këndojnë njëherë në vit, kështu menaxheri është ai.