Celebrities Film & Tv

Fati i Eglës, Zarf i Zi dhe një hyrje e re/ Ndiqni spektaklin e “Big Brother Vip” për shumë surpriza…

“Big Brother Vip” edhe këtë sezon ka mbërthyer ekranin para ekranit të Top Channel. Edhe ditën e sotme pritet një spektakël i gjatë, teksa më në fund do marrë përgjigje pyetja e madh: Ku është Egla dhe çfarë do ndodhë me të? Nga ana tjetër, në shtëpi ka mbërritur një Zarf i Zi që brenda ka vendimin e Vëllait të Madh, për Ilnisën dhe Meritonin. Çfarë dënimi do marrin ata?

Heidi ka marrë një mision nga Vëllai i Madh, ku duhet të bindë banorët se ka një tjetër vëlla, por a ka të bëjë ky mision me banorin e ri që pritet t’i bashkohet shtëpisë? Por përveç këtyre, në shtëpi nuk kanë munguar edhe debatet e forta.

Këto dhe shumë të tjera pritet të diskutohen sonte, teksa spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.

“Big Brother Vip”, nën drejtimin e Ledion Liços, sonte vetëm në Top Channel!