Aktualitet

Fier, abuzuan me detyrën si doganier, caktohet masa e detyrimit me paraqitje për tre persona…

Finalizohet pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Procesi”.

Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 6 shtetas (3 doganierë dhe 3 biznesmenë).

Në kuadër të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Procesi”.

Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 3 shtetas, të cilët në periudhën 2014-2016, dyshohet se kanë abuzuar me detyrën doganier në Degën Doganore Fier, konkretisht:

-R. Sh., 47 vjeç, banues në Tiranë (i punësuar në Degën Doganore Fier);

-I. Y., 51 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier;

-E. Gj., 37 vjeç, banues në Fier, ish-punonjës i Degës Doganore Fier.

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për 3 shtetas (biznesmenë):