Një zjarr i përmasave të mëdha ka përshirë shtëpinë e të moshuarve në Fier.
Disa të moshuar po transportohen me urgjencë në në spitalin rajonal të qytetit, pasi kanë mbetur të asfiksuar. Sipas burimeve paraprake shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si të moshuarit kanë dalë jashtë dhe gjendja e tyre është e vështirë. Ata kanë pritur që të mbërrijë ambulanca dhe të marrin ndihmën e nevojshme.
![](https://www.topalbaniaradio.com/v7/wp-content/uploads/2023/11/te-moshuarit_sd_hd.jpg)
Punonjësit u kanë ardhur në ndihmë atyre dhe i kanë qëndruar pranë deri në mbërritjen e mjekëve. Ndërkohë zjarrfikësja ka shuar flakët, duke neutralizuar situatën.