Ceremonia e 96-të e ndarjes së çmimeve Oscars, u mbajt në Teatrin Dolby të Los Angeles. “Oppenheimer”, filmi i regjisorit të njohur Christopher Nolan, triumfoi në këtë edicion duke fituar çmimin kryesor. Filmi arriti të dominojë mbrëmjen me një total prej 13 nominimesh dhe shtatë trofe të fituara, më shumë se çdo film tjetër. Index.hr në ndërkohë ka prezantuar pesë filmat më të mirë të vitit 2023 që nuk u nominuan për Oscar.
1. Talk To Me – Danny i Michael Philippou
2. The Animal Kingdom – Thomas Cailley
3. The Creator – Gareth Edwards
4. Birth/Rebirth – Laura Moss
5. Red Rooms – Pascal Plante
Për çmimin kryesor të nominuar ishin edhe filmat “American Fiction”, “Anatomy of a Fall”, “Barbie”, “The Holdovers”, “Killers of the Flower Moon”, “Maestro”, “Past Lives”, “Poor Things”, “The Zone of Interest”. Filmi “Oppenheimer” nga Christopher Nolan, për njeriun që pati një rol kryesor në krijimin e bombës atomike, fitoi çmimin më të madh në ceremoninë e 96-të të çmimeve Oscar.
“Oppenheimer” dominoi sezonin e çmimeve të këtij viti, ndërsa publiku mbushi sallat e kinemave për të parë yllin Cillian Murphy në rolin e shkencëtarit enigmatik, i cili në vitin 1945 deklaroi: “Tani, unë jam bërë vdekja, shkatërruesi i botëve”. Ka qenë një sezon çmimesh i pasur me sukses për “Oppenheimer”, i cili mori dhjetëra çmime në shfaqjet e çmimeve kryesore.
Ndërkaq, fitorja e një çmimi Oscar për aktrim, jo vetëm që i bën aktorët krenarë dhe të lumtur, por iu zgjat edhe jetën. Ky efekt i Çmimeve të Akademisë u zbulua nga Donald Redelmeier, një epidemiolog në Universitetin e Torontos në Kanada, i cili kontrolloi të dhënat demografike të 934 aktorëve që u nominuan për një Oscar aktrimi nga viti 1929 deri në vitin 2020, 340 prej të cilëve e morën këtë çmim.