Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Finalistët e “Dancing With The Stars” tregojnë arsyet se pse duhet të shpallen ata fitues të këtij edicioni!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.

Ethet e finales janë këtu, të gjithë jemi kuriozë se kush do të jetë çifti i cili do të fitojë kupën dhe çmimin e madh. Para se të fillojë sfida e finalistëve ata kanë dhënë disa arsye se pse duhet që ata të jenë sonte fituesit e këtij super spektakli.

Ardit Çuni: Mendoj që më në fund ka ardhur momenti që të kem një çmim të parë në jetën time. Ky është momenti  më i rëndësishëm i këtij spektakli. 

Elhaida Dani: Këtë eksperiencë e kam jetuar në 100% në skenë, në backstage, në gjithçka që ky emision më ka dhuruar, kam dhënë më shumë se çdo konkurrent tjetër në këtë garë

Sara Hoxha: Fakti që unë nuk kam kërcyer asnjëherë në një skenë kaq të madhe, mendoj që publiku këtë gjë do e vlerësojë shumë tek unë.

Megi Pojani: “Dancing With The Stars” ka qenë e gjithë jeta ime, e gjithë përditshmëria. Jam përkushtuar e gjitha, kam grind, kam pasion, jam prej mishi dhe gjaku, në kuptimin e parë të fjalës dhe atë figurativ.