Celebrities Gossip Showbiz

Fjoralba Ponari reagon në rrjete sociale për sulmin me kallashnikov ndaj Top Channel!

Top Channel u përball me një situatë të rëndë pasi u qëllua me armë zjarri në drejtim të mjediseve së televizionit kombëtar nga persona ende të paidentifikuar. Nga të shtënat rreth orës 01:00 pas mesnate humbi jetën roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar shumë persona publikë si të politikës ashtu edhe gazetarë dhe persona të tjerë të showizit shqiptar. Një ndër ta ka qenë edhe Fjoralba Ponari, e cila ka postuar në Instastory një shkrim lidhur me këtë ngjarje.

Nuk kam për ta kuptuar kurrë guximin e njeriut për të marrë jetën e një tjetri. Kurrë!

Trishtuese, por ky vend me këtë shoqëri që shkon çdo ditë e më shumë drejt instikteve shtazarake e një shtet kryekëmbë kriminal e moskokçarës, bëhet përherë e më pak i sigurtë për të jetuar.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. E di që tanimë asgjë nuk zhbën as lehtëson dhimbjen e shpirtit!