Lifestyle

Fotografia që keni bërë lehtësisht mund të zbulojë nëse jeni të lodhur ose të sëmurë!

Shkencëtarët nga Instituti Suedez Karolinska në Stokholm kanë konstatuar që në bazë të fotografisë së fytyrës në më shumë se 80% të rasteve mund të përcaktohet a është një person i sëmurë apo jo. Të ballafaquar me fotografitë e personave të sëmurë dhe të atyre të shëndetshëm të anketuarit me 81% saktësi kanë veçuar personat e sëmurë.

Shkencëtarët janë interesuar për karakteristika specifike që i ka ndihmuar të intervistuarit të caktojnë a janë personat në fotografi të sëmurë apo të shëndetshëm. Në rrethin e dytë të hulumtimit janë përqendruar në simptomat vizuale të sëmundjes së fytyrës e cila ka të bëjë me buzë të zbehta, sy të ënjtur apo të skuqur.

Me përjashtim të lëkurës së shkëlqyer të gjithë të anketuarit kanë theksuar faktorët e tjerë si edhe ata në bazë të të cilëve kanë identifikuar të sëmurët në fotografi. Shkencëtarët në punën e publikuar në revistën shkencore Proceedings of the British Royal Society B, kanë paralajmëruar që mbështetja vetëm në analizën vizuale mund të jetë e gabueshme. Fytyrat e personave të pikëlluar apo të lodhur për shembull mund të jenë të zëvendësuara me ato të të sëmurëve.