Celebrities Showbiz

Françeska Murati tregon veshjen që kishte planifikuar për finalen e BBV3: “Fustani më luksoz që kam veshur…”

Françeska Murati, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, ishte e ftuar në studion e “Cherry on Top”, ku foli ndër të tjera ‘pa dorashka’ për të gjithë banorët. Ajo tha mendimet e saj për të gjithë ata, ku nuk kurseu as ‘thumbat’ për disa prej tyre. Zbuloni më shumë në këtë link…

Po ashtu Françeska tregoi disa të vërteta të lojës së saj brenda në shtëpi dhe raportet me disa nga banorët. Ajo tregon se shumë situata që i ndodhin banorëve të tjerë i përdorte për t’i nxjerrë keq të tjerët, ndërsa shpjegon se në të vërtetë nuk i interesonte.

Françeska Murati, gjysmëfinalistja e “Big Brother VIP 3”, njihet edhe për fustanet apo aksesorët e shtrenjta që vishte në përditshmëri, apo edhe në ‘prime’. E pyetur nga Bora Zemani se a bën ajo vërtet një jetë luksoze, përgjigja e saj ishte modeste. E titulluar si Miss Londra, ajo tregon se çfarë pune bën, pasi zbulon se i paguan vetë veshjet e saj.

Françeska: Nuk është aq luksoze jeta ime, më besoni. Më vjen keq që është thënë që më mban burri me lekë. Unë kam punuar që 18 vjeç, jetoj në Britani, jam rritur në Londër. Kam punuar në financë ndër kompanitë më të mëdha në Britani.

Bora: A je e pasur ti Françeska?

Françeska: Jam një vajzë e thjeshtë që punon për gjithçka që kam.

Bora: Sa ka kushtuar veshja jote sot?

Françeska: E kisha përzgjedhur për natën finale nëse do shkoja, por është veshja më luksoze që kam veshur ndonjëherë.

Bora: E pashë, është shifër e frikshme.