Aktualitet

Frenimi i emigracionit, rriten në 38,700 sterlina të ardhurat që duhet të ketë pritësi për bashkimet familjare në Angli!

Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë një plan me pesë pika për të ulur emigracionin në Mbretërinë e Bashkuar.

Një prej pikave ka të bëjë me disa ndryshime në ligjin e emigracionit konkretisht për emigrantët që duan të realizojnë bashkime familjare.

Për një emigrant që kërkon të sponsorizojë një vizë, qoftë dhe për rastin e bashkimit familjar duhet të dëshmojë se të ardhurat vjetore që ka duhet të jenë 38.700 stërlina dhe jo 18.600 stërlina që i ka me ligjin aktual.

Me këtë plan qeveria angleze synon uljen e numrit të emigrantëve në 300.000 në vit.

Ndryshimet u paraqitën në parlament nga sekretari i shtetit për çështjet e brendshme James Cleverly i cili deklaruar se është koha të themi “boll është boll” kur flasim për emigracionin në Angli.

Më herët, ministri i Brendshëm britanik James Cleverly dhe ministri i Brendshëm shqiptar Taulant Balla ranë dakord të punojnë edhe më ngushtë në prioritetet e përbashkëta rreth krimit të organizuar të rëndë dhe emigracionit të paligjshëm. Kështu thuhet në deklaratën e publikuar nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar pas takimit të Ballës me homologun James Cleverly, dy ditë më parë.

Në deklaratë nënvizohet se palët konfirmuan “angazhimin e tyre të mëtejshëm të përcaktuar në Komunikatën e Përbashkët MB-Shqipëri të datës 13 dhjetor 2022 për të rritur bashkëpunimin dhe duke pranuar se kërcënimet për sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve, rrjedhin nga financimi i paligjshëm, korrupsioni, trafikantët dhe krimi i organizuar, emigrancioni”.

“Palët bien dakord që bashkëpunimi do të fokusohet në trajtimin e këtyre fushave të përbashkëta prioritare”, thuhet më tej në deklaratë.