Glenti Nallbani

Glenti Nallbani është një prej anëtarëve të stafit të Top Albania Radios, pjesë e Top Media Group.
Me një eksperiencë qe nga viti 2003 si gazetar sportiv, Glenti Nallbani është një profesionist i spikatur i gazetarisë sportive në vend si komentator futbolli në Digitalb dhe prej vitit 2008, kryeredaktor i emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel.

Veç eksperiencës si gazetar, është i profilizuar edhe në zhanrin e dokumentarit, me një seri dokumentaresh të realizuara për historinë e kombetares shqiptare dhe sportistëve elitarë në vend. Në Top Albania Radio, zërin e tij e keni dëgjuar tek programi sportiv, “PASO”.

Follow Glenti