Celebrities Showbiz

”Graciano acarues, Albi Nako po të ishte i fortë do t´i qëndronte deklaratës”! Ardit Çuni gati të vendos bast për finalistin e parë!

I ftuar në Big Brother Radio, ishte këngëtari dhe ish banori i BBV I, Ardit Çuni! Ai foli rreth situatave të fundit në shtëpinë më të famshme. Arditi e nisi intervistën duke folur rreth veprës së Romeos dhe Zhuljetës e cila do të luhet brenda shtëpisë më të famshme:

Mendoj se Romeo dhe Heidi mund të puthen, nuk do të ishte çudi nëse do të putheshin!

Cilët janë disa nga banorët e preferuar të tu?

Më pëlqen shumë Ledjona në mënyrën si i përballon debatet. Më ka surprizuar Erjola, e kam paragjykuar si personazh por po më pëlqen shumë. Roza më duket personazh interesant por ka rënë içik në qetësi. Albi Nako nuk ka dhënë asgjë, po të ishte personazh i fortë do t´i shkonte deri në fund deklaratës së tij. Nga ana tjetër Graciano më duket pak acarues por si personazh në Big Brother vlen.

Kush mendon se do të shkojë në finale?

Jam gati të vendos bast për Romeon që shkon në finale. Roza gjithashtu mund të shkojë në finale nëse vazhdon të luajë. Këto janë dy emra që i shoh të sigurtë!