Celebrities Gossip Showbiz

“Grua pa shije, e keni parë si vishet…”/ Vajzat thashetheme për banoren!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Përveç debateve, përplasjeve apo momenteve romantike, në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” nuk mungojnë as thashethemet. Të nxitur nga sjellja e paparashikueshme dhe deri diku irrituese e Egla Cenos në shtëpi, Rike Roçi, Erjola Doçi dhe Françeska Murati kanë nisur të komentojnë look-un e banores duke e konsideruar atë femër pa shije.

Rike: Femër më pa gusto ajo është. Si vishet… Po kur vesh fustan gold me bizhu apo taka silver. S’kisha parë. E patë mbrëmë si ishte veshur… kulmi.

Erjola: Zi me bojë dhe karamelja thotë mbahet në gojë…

Françeska: Jemi në Durrës, shëtitje para plazhit.

Rike: Çfarë ke me Durrësin ti moj?

Françeska: E kisha për ato plazhistët e… sepse ishin këpucë plazhi.