Aktualitet

I dënuar për drogë në Itali, i sekuestrohen 300 mijë euro pasuri në Tiranë!

Policia Tiranës njoftoi sot se ka sekuestruar pasurinë e një shtetasi me iniciale Gj. (SH). Ll dhe të familjarëve të tij,  me vlerë rreth 300 mijë euro. Sipas njoftimit zyrtar të bluve të kryeqytetit, dyshohet se këto pasuri e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të shtetasit në fjalë, pasi ai rezulton i dënuar në Itali për trafik narkotikësh në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim. Në zbatim të këtij vendimi  u sekuestruan një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi zyrtar: 

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në emër të shtetasit Gj. (Sh.), Ll., 42 vjeç, dhe të familjarëve të tij.

Në zbatim të këtij vendimi  u sekuestruan një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë, vlera e të cilave arrin rreth 300.000 euro. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Gj. (Sh.), Ll., të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë.