Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Debate të shumta ka pasur mes tyre, teksa janë ndarë edhe në grupe. Kutia e parë e Pandorës në këtë sezon, u bë një tjetër shkak debati, teksa Graciano çoi direkt në nominim Heidin, Lisin dhe Romeon.
Një nga debatet më të forta ka qenë mes Ledjonës e Meritonit.
Meritoni: Më tha që vajza e saj quhet Miki. Ne po bënim debat. Nuk kemi nevojë t’i përfshijmë fëmijët. Unë vetë jam baba, kam djalë 5 vjeç. Nuk kemi nevojë t’i përfshijmë
Ledjona: Ti e fute fëmijën.
Meritoni: Ti njihesh për viktimizim.
Ledjona: Ti nuk lëndohesh nëse ta përdorin fëmijën? Gruaja që ke në krah e di si quhet vajza ime. Si të debatoja unë me ty kur ti gjithë kohësh më thërrisje emrin e vajzës.