Aktualitet

Ilir Meta doli nga Prokuroria Tiranë: Ashensori nuk punonte!

Ilir Meta u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës, siç bëhet e ditur, për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë, për vjedhjen e serverave në Partinë e Lirisë. Pas daljes nga mjediset e organit të akuzës, Meta dha një prononcim të shkurtër për gazetarët ku akuzoi kryeminstrin Rama se sipas tij, po tenton që të kap vulën e Partisë së Lirisë edhe përmes prokurorëve të SPAK-ut. Po ashtu, Meta denoncoi kushtet e Prokurorisë, duke i cilësuar “të mjerueshme” e vuri në dukje se “nuk punonte ashensori” dhe shtoi se u detyrua të zbriste nga shkallët.

Patjetër që është një gjë e rëndësishme e prandaj është bërë dhe denoncimi. Kam qenë këtu në respekt të ligjeve e të institucioneve, që ta bëjnë këtë punë pa u penguar. Jam shokuar nga gjendja në Prokurorinë  e Tiranës. Nuk kanë ku t’i arkivojnë dosjet. Zbrita nga shkallët, nuk punon ashensori. Duhet që deputetët të vijnë këtu.

Eshtë Ramaforma, kujdeset për kushtet për 3-4 prokurorët të SPAK-ut që i ka kapur në xhep Engjëll Agaçi. Mal me dosje. Do të bëjmë thirrje e kanë lënë në gjendje të mjeruar.  I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL-së është rezultat i treshes Rama-Agaçi-Dumani. Ai le të vazhdojë me filipinasit. Po kërkojnë të shkëmbejnë shqiptarët me lloj-lloj kombesh. Jemi vend i vogël për të mbledhur proletarët e Edi Ramës.

Përmes kallëzimit, numri një i Partisë së Lirisë, denoncoi një vjedhje që sipas tij ka ndodhur brenda selisë. Eshtë fjala për DVR-në (hard diskun) me pamje të kamerave të sigurisë, episod që siç shkruhet në kallëzim pretendohet të ketë ndodhur më 6 mars, pak para mesnate, në orën 23:40.

Në kallëzimin që veçohet si vjedhje e një pajisjeje elektronike, bën çudi fakti që personat e paautorizuar që sipas Metës kanë arritur të futen gjatë natës në selinë e partisë, kanë vendosur dhe një DVR të re. Nga Prokuroria e Tiranës, Ilir Meta doli me një trëndafil në dorë.