Celebrities Showbiz

Ilnisa Agolli tregon planet për të pasur fëmijë me Meritonin: “Besoj në Zot…”

Gazetarja Ilnisa Agolli, ish-konkurrente e “Big Brother VIP 3”, ka treguar se ka takuar familjarët e Meritonit. E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell ajo tha se e takoi babanë dhe vëllanë e Meritonit natën që ata ishin për surprizën brenda BBV:

Babanë e Meritonit, bashkë me vëllanë, i takova që mbrëmjen që i bënë surprizën Meritonit. Edhe atje ngriva.

E pyetur nëse ka plane për fëmijë me Meritonin, ajo u shpreh:

Unë kurrë në jetën time nuk kam planifikuar asgjë, planet rrëzohen, unë besoj në Zot.

Ndër të tjera, Ilnisa u shpreh se nuk do ta falë kurrë Eglën:

Asnjëherë! Nuk besoj se do ta fal sepse nuk kam arsye për ta bërë, janë mijëra pika për të mos e falur atë grua. Në ngjarjet e fundit që po zhvillohen atje brenda, nuk mendoj se ajo meriton falje, siç duhet në fakt. Bullizon pamjen, seksualizon fëmijët, shkel ligjin. Bota jashtë më priti mirë, shpresoj të vijojë kështu. Më keq seç kam parë brenda nuk ka ndodhur jashtë.

Përveç Meritonit, ish-banorja tha se e meriton edhe Juli fitoren:

Do të them dhe një emër tjetër, do të them emrin e Julit.