Celebrities Gossip Showbiz

Ish-banoret e “Big Brother Vip 2” tashmë janë shoqe të ngushta?

Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” ka treguar tashmë se kur do të nisë sezoni i 3 i këtij spektakli.

Pas përfundimit të “BBV2” ish-banorët kanë vazhduar jetën e tyre me projekte të reja që u janë afruan pas daljes nga shtëpia. Mes miqësive të krijuara në shtëpi shumë pak kanë rezistuar edhe jashtë. Së fundmi dy nga ish-banoret Efi Dhedhes dhe Jori Delli kanë darkuar me njëra-tjetrën pas kaq shumë muajsh dhe këtë na e kanë treguar me një postim në Instastory me një foto së bashku. E duket se nuk ishte thjeshtë një takim pas kaq shumë kohësh, pasi tashmë duket se janë mike të mira, kjo për shkak se prej disa ditësh janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës, ku kanë postuar edhe video në shtëpitë e tyre dhe duke përgatitur biskota së bashku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jori 🧿🧿🧿 (@joridelli)

Jemi shumë afër fillimit të sezonit të tretë të “BBV” e aludimet janë të shmta si për drejtuesin e programit, për opinionistët ashtu edhe për banorët. Së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muça është folur për personazhet të cilët përfliten se do të jenë pjesë e këtij edicioni si banorë.