Celebrities Showbiz

“Ishte shumë traumatike”/Amos Zaharia flet për herë të parë për divorcin e Elias dhe Princ Lekës, si dhe për biznesmenen që i ka rrëmbyer zemrën!

Aktori Amos Zaharia ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Cherry on Top” me Bora Zemanin. Ai ka folur për herë të parë për divorcin e motrës së tij, Elia Zaharia, me Princ Lekën dhe situatën e rënduar pas daljes së videos së sherrit mes tyre. Amos tha se tani gjërat janë qetësuar, por kur ndodhi situata ishte shumë traumatike.

Ishte një gjë e pakëndshme, por që do bëjë të vetën dhe do të kalojë. Gjendja është qetësuar tani. Kur erdhi ‘dallga’, ‘cunami’, erdhi si shumë traumatike, por koha rregullon çdo gjë.

Amos Zaharia ndër të tjera foli edhe për jetën e tij private. Edhe pse u tregua diskret, ai foli për lidhjen e tij, teksa tha se partnerja i përket fushës së biznesit.

Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua… as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut… ose biznesmene.

I pyetur nga moderatorja Bora Zemani nëse ka ndërmend që të ndërmarrë hapa të tjerë, ai tha se gjithçka ia lë kohës.

Ndërkohë që njeriu bën plane Zoti qesh thotë shprehja. Përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë.