Celebrities Gossip Showbiz

Ja si i urohet mirëseardhja në shtëpi djalit të Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut!

Në një moment shumë të shkurtër të video-s së ditëlindjes së vajzës së tyre pak muaj më parë, shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu se bukuroshja është sërish shtatzanë. Koha ka kaluar shumë shpejt dhe në datën 11 nëntor djali i tyre ka ardhur në jetë dhe Xhensila dhe Besi janë bërë tashmë prindër për herë të dytë.

Vogëlushi ka ardhur në jetë në datën 11.11 dhe në orën 11:11 AM, një rast shumë i rrallë, dhe ata kanë vendosur ta quajnë Amen. Ditën e sotme Xhensila dhe vogëlushi kanë dalë nga materniteti dhe u është uruar mirëseardhja në shtëpi me një atmosferë shumë të bukur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Besi përveç fjalëve të bukura në rrjete sociale për lindjen e djalit të tij ka bërë edhe një gjest shumë të bukur për të, duke e përjetësuar me një tatauzh emrin e djalit në trupin e tij.