Lifestyle Tech

Jeni një fans i madh i TikTok dhe dëshironi të bëheni të njohur?! Jeni në artikullin e duhur!

Nuk është sekret që TikTok është bërë një nga rrjetet sociale më të njohura dhe ndoshta e vetmja platformë që u jep të gjithëve një shans për t’u bërë një sensacion viral. Nëse jeni tashmë një fans i madh i TikTok ose dëshironi të bëheni të njohur, ka disa mënyra se si ta përmirësoni angazhimin tuaj.

Së fundmi, ‘Marketing Hub’ analizoi më shumë se 100 mijë postime dhe zbuloi se cilat pjesë të ditës dhe gjatë javës janë më të mirat për të postuar video, në mënyrë që të rritet shikueshmëria.

Rezultat janë këto:

E hënë: 6:00, 10:00 dhe 22:00

E martë: 14:00, 16:00 dhe 21:00

E mërkurë: 7:00, 8:00 dhe 23:00

E enjte: 9:00, 12:00 dhe 19:00

E premte: 5:00, 13:00 dhe 15:00

E shtunë: 11:00, 19:00 dhe 20:00

E diel: 7:00, 8:00 dhe 16:00.

Rikujtojmë, se guvernatorët e Wisconsin dhe të Karolinës së Veriut nënshkruan së fundmi urdhra për ndalimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare për shkak të shqetësimeve të sigurisë kibernetike, duke iu bashkuar shteteve të tjera dhe qeverisë federale në ndalimin e përdorimit të aplikacionit të famshëm të videove.

Përveç ndalimit të TikTok-ut në pronësi kineze nga pajisjet shtetërore, Guvernatori i Wisconsin, Tony Evers tha se ai po ndalonte shitësit, produktet dhe shërbimet nga kompani të tjera kineze duke përfshirë Huawei Technologies, Hikvision, Tencent Holdings-ZTE Corp që ka në pronësi WeChat si dhe Kaspersky Lab me bazë në Rusi.