Tech

Jo më 15 sekonda, TikTok po teston postimin e videove një orëshe…

TikTok fillimisht u bë i famshëm si platformë e ndarjes së videove 15 sekondëshe. Megjithatë, platforma ka bërë ndryshime duke mundësuar postimin e videove më të gjata. Bëhet e ditur se aktualisht ajo është zgjeruar deri në 10 minuta.

Ndërsa tani, eksperti i rrjeteve sociale, Matt Navarra, tha se TikTok po teston video deri në 60 minuta. Përditësimi i ri thuhet të jetë duke u testuar me disa përdorues të përzgjedhur në tregje specifike dhe platforma nuk po planifikon ta shpërndajë ende publikisht. Ky ndryshim mesa duket është pjesë e përpjekjeve të ByteDance për ta ndihmuar TikTok të bëhet konkurrent serioz i YouTube. Ndërkaq, çdo përmbajtje e prodhuar me anë të inteligjencës artificiale do të duhet të etiketohet si e tillë, nëse shpërndahet në platformën ‘TikTok’.

Në përpjekje për të luftuar dezinformimin dhe për të ndarë realitetin nga trillimi, lëvizja e rradhës e platformës së gjigandit kinez ‘ByteDance’ i bashkohet valës së përpjekjeve të kompanive teknologjike për të krijuar një përdorim më të sigurt të AI. “Inteligjenca artificiale jep mundësi të jashtëzakonshme krijuese, por mund të ngatërrojë ose mashtrojë shikuesit nëse ata nuk e dinë se përmbajtja është krijuar nga AI”, tha kompania në një deklaratë.

Kompania kineze ByteDance, e cila ka në pronësi TikTok-un vuri së fundmi në dukje se nuk ka ndër mend ta shesë aplikacionin e famshëm. Qëndrimi i fundit shpërfill veprimet e Senatit Amerikan që miratoi një ligj sipas të cilit TikTok-u duhet të shitet ose do të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ByteDance nuk ka plane për ta shitur TikTok-un. Me anë të një deklarate TikTok-u tha se do të ankohet në gjykatë kundër ligjit të cilin e quajti “jokushtetues”.