Lifestyle

Jo vetëm si pjesë e kënaqësisë suaj, mësoni përfitimet e të kënduarit në makinë!

Me siguri se e keni përjetuar kënaqësinë e të argëtuarit në makinë pas një dite të lodhshme në punë, duke vënë në sfond këngën e preferuar dhe duke performuar sikur të mos ju dëgjonte asnjë dhe pa u shqetësuar fare. Por, nëse nuk e keni ditur deri tani, faktikisht kjo është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj.

Muzika vetvetiu mund të rrisë numrin e antitrupave të cilët e forcojnë sistemin e imunitetit dhe e mbrojnë trupin nga bakteret. Dhe sipas ekspertëve, këndimi dhe të ngasësh makinën mund të çojnë në efekte të mira lidhur me shëndetin mendor. Por, si ndikon këndimi në makinë në shëndetin mendor?

Kjo gjë stimulon mendjen dhe lehtëson simptomat e stresit dhe depresionit. Duke dëgjuar muzikë, shoferët në makinë e kanë mundësinë t’i zëvendësojnë mendimet negative me më shumë pozitivitet përmes ndihmës së përdorimit të ritmeve dhe muzikës. Muzika prodhon hormonet që ju bëjnë të ndiheni mirë, siç është oksitoksina.

Dopamina e çliruar kur këndoni zvogëlon nervozizmin që mund ta keni marrë gjatë sitatave të ngarkuara të ditës. Këndimi çliron më shumë tension nga diafragma juaj sesa frymëmarrjet e thella. Gjithashtu këndimi ju ndihmon t’i përpunoni emocionet në një mënyrë të shëndetshme.

Rikujtojmë se, nëse i përkisni grupit të njerëzve që pëlqejnë të dëgjojnë balada dhe këngë ndarjeje edhe pse jeni në një lidhje të lumtur, mos u shqetësoni. Kjo në fakt është një shenjë e mirë për shëndetin tuaj mendor.

Lidhja me përmbajtjen e trishtuar të ndarjes nuk pasqyron domosdoshmërisht se si ndihemi për marrëdhëniet tona aktuale romantike. Por, edhe nëse nuk kemi të njëjtën histori si artisti i këngës, muzika mund të na ndihmojë të gjejmë veten në mënyra të tjera.