Celebrities Gossip Showbiz

Kejvina flet për jetën e saj romantike: “Kam qejf meshkujt e rinj…”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E teksa debatet për punët e shtëpisë apo strategjitë e ndryshme mbizotërojnë në shtëpinë e BBV, shpeshherë banorët flasin edhe për të kaluarën e tyre, duke përmendur njerëz e ngjarje dhe duke përshkruar emocionet e tyre, duke na bërë kështu t’i njohim më mirë ata. Ata ndajnë me njëri-tjetrin, por edhe me publikun historitë e tyre personale duke na bërë kështu të dimë më tepër për personazhet publike më të komentuar të momentit.

Ishte pikërisht Kejvina ajo që ditën e sotme, në një bisedë me Kristin, ka folur për ish-të dashurin e saj, teksa gjithashtu ka pranuar se pëlqen meshkujt më të rinj se ajo.

Mirë, i lezetshëm, i qeshur. Ishte 28 vjeç, kishim dy vite diferencë. Kam qejf meshkujt e rinj unë. Nuk i kam shumë qejf më të mëdhenjtë se unë.