Celebrities Fashion Gossip

Kendall Jenner mahnit në fotot nudo në fushatën për markën Stella McCartney!

Modelja Kendall Jenner shfaqet mahnitëse në fushatën e re për Stella McCartney. Në foton më befasuese të fushatës, motra më e vogël e motrave Kardashian shihet duke pozuar lakuriq mbi një kalë të bardhë. Në reklamën e shpërndarë për të promovuar “HORSE POWER: The Winter 2023 Campaign” të markës, zeshkanja shihet duke kombinuar dy nga pasionet e saj, modelingun dhe kuajt.

27-vjeçarja ka disa kuaj në emër të saj dhe është marrë me kalërim që kur ishte vajzë e re. Në fakt, në një nga daljet e para publike me të dashurin Bad Bunny në prill, të dy u panë duke shijuar një shëtitje romantike me kalë. Në foton kryesore të fushatës, Jenner shfaqet e zhveshur vetëm e veshur me çizmet vegane të Stella McCartney me printe kafshësh deri në kofshë dhe një çantë Falabella.

Produksioni i fushatës, i cili u xhirua nga Harley Weir, në Camargue, Francë, e cila njihet për poni-t e saj të bardhë. Në deklaratën për shtyp për fushatën, Stella McCartney tha se Kendall Jenner ishte modelja perfekte për të falë dashurisë së saj të thellë për kuajt.

E dija që vajza Stella e këtij sezoni duhej t’i donte kuajt po aq sa unë. Kendall ka hipur që kur ishte fëmijë, ashtu si unë, dhe ka fermën e saj; mund ta shihni se sa e qetë është rreth këtyre krijesave të ndjeshme dhe ata me të.

Fushata pretendon të festojë “një dashuri të natyrshme dhe respekt të thellë për kafshët, duke shfrytëzuar fuqinë e jashtëzakonshme të kuajve”.

Duke u futur më thellë në kuptimin e fushatës, marka shpjegon se “kjo temë “Fuqia e kuajve” shtrihet në çdo element të koleksionit tonë, duke nxjerrë në dritë lidhjet transformuese midis njerëzve dhe kuajve, përmes thjerrëzave të marrëdhënieve personale të Stellës dhe familjes deri në ditët moderne.”