Tech

Kompania më e urryer e video-lojërave!

Konglomerati suedez, Embracer Group u bë shpejt i urryer në industrinë e videolojërave. Vite më parë, ata blenë një sërë ekskluzivitetesh dhe studiosh, lëshuan video-lojëra dhe më pas vazhduan të mbyllnin skuadrat që morën përsipër. Saints Row, BioMutant, Evil Dead: The Game, South Park: Snow Day dhe Alone in the Dark janë vetëm disa nga videolojërat që botuesit e Embracer kanë lëshuar me rezultate mesatare deri në zhgënjyese. Kishte edhe të suksesshme, si Dead Island 2 dhe Remnant 2, por në numër më të vogël.

Embracer më pas vendosi të ristrukturohej, duke shitur Gearbox Entertainment dhe Sabre Interactive dhe e mbylli vitin fiskal që përfundon më 31 mars të vitit 2024 me 27% më pak punonjës. Ata gjithashtu konfirmuan se ishin të detyruar të anulonin deri në 80 lojëra që kishin në zhvillim gjatë vitit të kaluar. Ata nuk hynë në detaje se cilat lojëra u anuluan dhe shumica prej tyre nuk u shpallën gjithsesi. Njëri prej tyre ishte nga seriali Deus Ex dhe Embracer thotë se në të ardhmen do të fokusohen më shumë në serialin e tyre më të famshëm. Darksiders, Dead Island, Tomb Raider, Metro, The Lord of the Rings, Kingdom Come: Deliverance, Deep Rock Galactic, Remnant, Satisfactory, Wreckfest dhe Killing Floor bien këtu.

Ndërkaq, vlen të theksojmë se adhuruesit e lojërave kompjuterike rrezikojnë humbje të pakthyeshme të dëgjimit ose vuajtje nga tringëllimat në vesh. Këtë kanë paralajmëruar studimet shkencore. Një përmbledhje e 14 studimeve shkencore globale, në të cilat u analizuan më shumë se 50,000 njerëz thotë se nivelet e zërit të dëgjuar nga njerëzit ndërsa luajnë lojëra kompjuterike shpesh i afrohen ose i tejkalojnë kufijtë e sigurisë.

Lojtarët paralajmërohen se po e vënë veten në rrezik të humbjes së pakthyeshme të dëgjimit dhe tringëllimë në veshët. Rreziku përkeqësohet te njerëzit që luajnë rregullisht për periudha të gjata kohore me tinguj intensivë. Studimi i publikuar në revistën mjekësore “BMJ Public Health” është kryer nga një ekip që përfshin ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Universitetit të Karolinës së Jugut. Studiuesit paralajmërojnë se duhet bërë më shumë për të paralajmëruar qartë lojtarët e lojërave kompjuterike për rreziqet, veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët.