Aktualitet

Korçë, plagos me thikë bashkëshorten, gruaja në gjendje të rëndë!

Krimi në familje godet sërish. Në Korçë, një grua u plagos me thikë nga bashkëshorti, i cili u shpall në kërkim. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 10 të qytetit juglindor. Autori i dyshuar i moshës 46-vjeç u largua nga vendngjarja dhe bëhet e ditur se janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tij. Pas marrjes së njoftimit, uniformat blu shkuan në vendngjarje, rrethuan zonën e po vijojnë krehjen e saj.

E lënduara, 38-vjeçe u dërgua në spitalin e Korçës ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A.M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.