Aktualitet

Kosova nuk tradhton Shëngjinin! Vizitorët e fundjavës nuk braktisin bregdetin as pas liberalizimit të vizave!

Shqiptarët e Kosovës mbeten besnikët e bregdetit të Shëngjinit, ku dhe këtë fundjavë nuk munguan për të kaluar disa ditë pushimi në këtë bregdet.

E si në shenjë falenderimi këtë vit Lezha do ta çelë sezonin e saj turistik më 22 maj në Prishtinë, ku do të promovohen vendet turistike, vendet akomoduese.

Gastronomia, pastërtia por edhe siguria mbeten disa nga arsyet qe ende e vizitojnë Shëngjinin, por siç thonë edhe vetë ata, gjuha që na bashkon është një arsye që edhe vijojnë të kalojnë disa ditë pushimi.

Vetëm gjatë vitit 2023, Lezhën e vizituan 1.3 milionë turistë.

Prenotimet në qytetin e Sarandës për periudhën e verës korrik-gusht-shtator janë në nivelet 60 – 70%.

Kreu i operatorëve tustikë Arben Çipa thotë se kjo shifër është më e lartë se vitin e kaluar. Sipas tij promovimi që i është bërë Shqipërisë ka patur ndikim të madh në rritjen e prenotimeve dhe ky është një rast ku politika ka bërë një punë të mirë.

I pyetur per çmimet, kreu i operatorëve turistik pranon se kanë pësuar një rritje të lehtë që nga sezoni i kaluar. Arben Çipa bën apel ndaj bizneseve të tregojnë kujdes dhe të mos rrisin çmimet në mënyrë abuzive.