Aktualitet

Krim në familje në Tiranë, burri plagos me thikë gruan dhe vihet në pranga!

Krim në familje në Tiranë, një 52-vjeçar goditi me thikë bashkëshorten duke e plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në banesën e çiftit, në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet. 46-vjeçarja u dërgua në spital ku sipas njoftimit zyrtar policor gjendet nën kujdesin e mjekëve duke u trajtuar për plagën në pjesën e qafës.

Autori i dyshuar ra në prangat e uniformave blu që vijojnë punën për sqarimin e rrethanave. Ai është identifikuar si shtetasi Jakup Shehu, i dënuar më parë (në vitin 2011) për vrasje e ka qëndruar në burg për 13 vjet.

Njoftimi zyrtar i Policisë Tiranë:  

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”.

52-vjeçari ka qëlluar me thikë në qafe dhe në trup gruan e tij, E. Sh., 46 vjeçe. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekësve.

Ndërkohë, 52-vjeçari J.Sh., është arrestuar nga Policia.

Ende nuk dihen arsyet dhe motivet e kësaj ngjarjeje, ndonëse dyshohet se lidhet me motive xhelozie. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.