Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Debate të shumta ka pasur mes tyre, teksa janë ndarë edhe në grupe. Ndërkohë, duket se miqësia mes Meritonit e Romeos ka patur një ‘krisje’.
Romeo: Unë kam pasur dy herë të vështirë për banorët që ishin këtu, Meritoni dhe Bardhin i kam shokë. E kam parë veten këtu shumë të ngarkuar, për situatat e tij, madje më shumë se ai. Mua më duke sikur ti krijon situata për të debatuar. Njësoj ishte dhe me Heidin para dy ditëve. Thua ke respekt por nuk po e shoh. Respekti tregohet me vepra. Kam mbyllur gojën për situatën e asaj vajze. Ti na le pa bukë dhe pa cigare, nuk mund të mbyll gojën. Je shumë gabim.