Lifestyle

Kristalet që sjellin fat dhe energji të mirë në takimet romantike!

Veshjet më të bukura që keni, emocionet dhe fluturat në stomak, zgjedhja e parfumit të duhur, të gjithë këto detaje konsiderohen si përpjekje për të dalë sa më mirë në takimin tuaj romantik. Ndërkaq, nëse ende nuk e dini disa gurë të caktuar rrisin energjinë dhe emocionet e bukura në takimet e dashurisë.

Këto janë kristalet. Kristalet janë përdorur në kultura të ndryshme për vetitë e tyre mistike. Letao Wang, astrolog dhe këshilltar shpirtëror tha se:

Ata mund të forcojnë besimin, të tërheqin energji të mirë dhe të ndikojnë në mënyrën se si të tjerët ju perceptojnë.

Por, cilët janë kristalet që ju duhen për takimet e dashurisë?

Rose Quartz njihet si guri i dashurisë dhe mund të jetë pikërisht guri që ju nevojitet për t’i çuar gjërat në një nivel tjetër. Ai lëshon një energji të butë që jo vetëm rrit dashurinë për veten, por edhe joshjen për të tjerët, duke e bërë atë një zgjedhje të përsosur për një mbrëmje romantike.

Ndërkaq, për t’u ndjerë të qetë dhe të fokusuar në takim, ky është kristali që ju duhet fluori. Fluori është guri që ju duhet sidomos nëse ndiheni nervozë dhe keni nevojë për energji për të balancuar emocionet dhe frikërat. Ametisti nga ana tjetër është një gur ngjyrë vjollce e lehtë që është i lehtë për t’u pasur si një varëse, unazë apo vathë.

Ky kristal është jashtëzakonisht i fuqishëm. Ametisti vepron si një simbol i qetësisë dhe mbrojtjes. Si një gur mahnitës i kuq në portokalli, carnelian është kristali për të zgjedhur nëse doni të ndiheni më të sigurt, të guximshëm apo edhe pak seksi në takimin tuaj të dashurisë.