Celebrities Gossip Showbiz

“Kush del të shtunën?”, ja çfarë parashikon Juli!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Në televotim këtë javë janë Heidi, Meritoni, Françeska dhe Egla, ku dy prej tyre do të jenë finalistët e tjerë dhe dy prej tyre do të eleminohen. Teksa qëndronin në oborr Egla e pyet Julin se kush do të largohet dhe ai e ka një përgjigje:

Egla: Kush del të shtunën?

Juli: Françeska

Egla: 2

Juli: Mund të dalë edhe Heidi

Françeska  është vënë përballë një pyetje pikante nga Romeo teksa darkonin në oborr pas përfundimit të spektaklit.  Për shkak se ka disa muaj që ndodhet në shtëpinë e “BBV3” a ka modelja frikë se mos ndoshta bashkëshorti i saj po e tradhëton me ndonjë femër tjetër. Kësaj pyetjeje Françeska i është përgjigjur me të qeshur teksa ka fikur mikrofonin.