Celebrities Gossip Showbiz

Kush do të jenë finalistët e “BBV” 3? Ndiqni spektaklin e sotëm me shumë të papritura!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Janë mbushur plot 126 ditë nga nisja e spektaklit të “Big Brother Vip” dhe mbeten vetëm pak nga finalja e madhe. Pas një rrugëtimi me plot emocione, të papritura, debate dhe ndodhi, dy banorë janë shpallur finalistë, por 4 të tjerë presin të mësojnë nëse do kenë mundësi të garojnë për çmimin e madh deri në fund.

Egla, Heidi, Meritoni apo Françeska, cili prej tyre do qëndrojë në shtëpi deri më 25 maj? A do të jenë 4, 5 apo 6 finalistë?

Për të gjitha përgjigjet, ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.