Celebrities Gossip Showbiz

Kush e fiton Big Brother VIP sipas Spartak Ngjelës? Avokati: Aktron më mirë se Egla..

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në “Breaking”, ka rikonfirmuar se bën tifo për Heidin, si fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP 3.

Heidi, një nga pesë finalistet, Ngjela e cilëson si vajzë inteligjente, me eksperiencë në ‘reality show’ dhe një fenomen estetik.

Të kam thënë që jam me Heidin, por s’kam votuar. E ndjek ajo është inteligjente, ka eksperiencë ndërkombëtare në këtë fushë, kjo jetë është fenomen estetik. Fakti që është fenomen estetik dhe është e bukur, nuk i dihet se cc’ndodh. Do fitojë ajo… Ato aktoret e mëdha, para se të jenë të tilla duhet të ketë qenë të bukura se nuk i merrte njeri. Ato që kanë dhënë impakt të madh pozitiv

Avokati krahasoi edhe lojën e saj me finalisten tjetër Eglën, duke thënë se sipas tij Heidi është më aktore se ajo.

Egla lojën e ka të mirë, por Heidi është më aktore, jo në kuptim të populizmit, por në kuptimin e kinematografisë