Celebrities Design Fashion

Lamtumirë Iris Apfel/Personaliteti i shquar i modës mbylli sytë në moshën 102-vjeçare!

Iris Apfel, një personalitet i jashtëzakonshëm i botës së modës, tekstileve dhe veshjeve të brendshme, u nda nga jeta dje, në moshën 102-vjeçare. E vetëshpallur “Ylli plak”, Iris ishte e njohur për qasjen e saj më shumë ndaj stilit, por u bë një sensacion viral pasi Muzeu Metropolitan i Artit formoi një ekspozitë hit nga veshjet eklektike që krijoi sipërmarrësja amerikane e lindur në Nju Jork, më 29 gusht të vitit 1921.

Ekspozita e vitit 2005 e vendosi Apfelin në hartë dhe fama e saj u zgjerua më tej nga një dokumentar i vitit 2014 i titulluar “Iris” nga regjisori Albert Maysles, që eksploroi jetën dhe krijimtarinë e stilistes. Për të, mosha ishte thjesht një numër. Kujtojmë këtu se Apfel ishte 97 vjeçe kur nënshkroi një kontratë modelimi me agjencinë globale IMG Models dhe që gjithashtu përfaqëson modele të njohura duke përfshirë emra si Gigi Hadid e Karlie Kloss. Por, Iris kishte vendin e saj, e pakonkurrueshme.

Vdekja e Apfel-it iu njoftua pothuajse tre milion fansave të saj në Instagram, me një foto të yllit me syzet e rrumbullakëta dhe që e personifikuan gruan e cila bashkëpunoi edhe me Shtëpinë e Bardhë.

Ndër ata që bënë homazhe në postim ishin ylli i “Diversity”, Ashley Banjo, aktorja e “Ted Lasso” Hannah Waddingham dhe këngëtari amerikan Lenny Kravitz, të cilët vunë në dukje se “Iris zotëronte artin e të jetuarit. Faleminderit për energjinë dhe frymëzimin tuaj”.

Gjatë karrierës, Apfel themeloi kompaninë ndërkombëtare të prodhimit të tekstileve “Old World Weavers” në vitin 1950 së bashku me bashkëshortin Carl, i cili u nda nga jeta në vitin 2015, në moshën 100-vjeçare.

Ndërkaq u bë e famshme në botën e modës kur ishte në të tetëdhjetat dhe veshjet e saj eklektike formuan ekspozitën e vitit 2005 të titulluar “Rara Avis: Selections From The Iris Barrel Apfel Collection” në Institutin e Kostumeve.

Një eksplorim midis modeleve të modës dhe aksesorëve duke shqyrtuar fuqinë e veshjes dhe aksesorëve për të pohuar stilin mbi modën.

Gjatë viteve të fundit të jetës, Iris Apfel u fotografua edhe nga Bruce Weber për edicionin italian të revistës “Vogue” dhe u shfaq në fushatat reklamuese për Coach e Kate Spade.