Aktualitet

Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas!

Në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.

Njëherësh, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.

Vendimi, u dakordësua sot, gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, vendimi i cili e fut Shqipërinë në të ashtëquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”.

Kujtojmë se qytetarët shqiptarë përfitojnë viza amerikane Qytetarët shqiptarë përfitojnë viza amerikane 10 vjeçare nëse udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për qëllime biznesi dhe turizëm nga data 1 prill 2022.

Vendimi për vizat 10-vjeçare amerikane ishte një tjetër moment historik në marrëdhëniet dypalëshë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një besim i merituar që i afron edhe më shumë popujt. “Jemi shumë krenar që kemi qenë pjesë e ketij procesi dhe që partneriteti ynë strategjik po forcohet çdo ditë e më shumë”, thuhet në një deklaratë të ambasadës amerikane në Tiranë!