Celebrities Gossip Showbiz

Loredana dhe Karim Adeyemi janë fejuar? Ja fotoja që ngriti dyshimet!

Prej disa kohësh, reperja e njohur Loredana Zefi është duke shijuar romancën e saj me futbollistin e talentuar gjerman, Karim Adeyemi. Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.

Vetëm pak më parë Loredana ka postur një foto në Instastory e fansat nuk mund të mos vinin re një detaj. Reperja ka vendosur në gishtin e  saj një unazë, e cila duket si një unazë fejese e për këtë ndjekësit mendojnë se çifti e ka çuar lidhjen e tyre në një tjetër hap.

Ndërkohë që shpesh herë është kritikuar se ka ndikuar keq në karrierën e partnerit të saj, së fundmi, Loredana ka gjetur kohën që të mbështesë Karim në një ndër ndeshjet e tij në Ligën e Kampionëve. Në një video që ka nisur të qarkullojë me shpejtësi në median online, Loredana shihet në stadium dhe padiskutim është një ndër tifozet më të veçanta për futbollistin.