Celebrities Showbiz

Lufta brenda llojit, Romeo: Forma se si vajzat duan të arrijnë në finale çedon!

Ka filluar Big Brother Live nga Shtëpia, që është rikthyer në Top Albania Radio, në këtë edicion të tretë, me rekord audience të Big Brother VIP Albania. Për sot, Rozës, Julit, Eglës dhe Erjolës i është besuar një rol i ri, që i shndërron në moderatorë radiofonikë të ndarë në panele, me të ftuarit e tyre në programet që do t’ju shoqërojnë deri në orën 19:00 e ku të papriturat janë të garantuara nga shtëpia më e famshme dhe e vëzhguar në Shqipëri. Të ftuar në emsionin e Eglës ishin Ledjona, Romeo dhe Heidin për të folur rreth luftës brenda llojit, femër kundër femër ku Ledjona u shpreh:

Në rastin e rrëfimit tënd (Eglës) ne duhet të ishim të gjitha bashkë por dikush ishte kundra teje si individ dhe lojtare. Në jetën e përditshme dhe në punën që bëj shohim raste të ndryshme dhe ne duhet të bëhemi bashkë për të luftuar fenomenin dhe jo individin. Unë në punë kam qënë më e sullmuar nga femrat. Femra nuk do ta shohi femrën mirë.

Ndëerkohë i pyetur rreth kësaj çështje se si Romeo e shikon, aktori dhe moderatori u shpreh:

Unë nuk jam kundra qëllimit të gocave që duan të arrijnë në finale, është në rregull por forma se si duan ta arrijnë çedon. Unë nuk mendoj se arrihet kështu ai qëllim, kanë shumë ofendime mes njëra – tjetrës. Ju duhet ta përfaqësoni veten si në rastin e 8 Marsit ku më pëlqeu shumë dhe jo me pana kokës.