Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kopjuan emrin e vajzës nga modelja e famshme?

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur për herë të parë këngëtari i dashur për publikun përmes një postimi në rrjetet sociale.

Çifti ka sjellë në jetë një vazjë paraditen e 30 prillit, ku kanë zbuluar edhe emrin që i kanë vendosur vogëlushes së tyre, një emër shumë i bukur, Luna Mari. Ama edhe pse një bashkim emrash shumë i veçantë nuk është i padëgjuar më parë. Vajza e modeles mjaft të njohur argjentinase, Belen Rodriguez e lindur nga marrëdhënia e saj me Antonino Spinalbese gjithashtu quhet Luna Mari. Belen publikon shpesh herë foto me vajzën dhe djalin e saj.

 

Zhaklin Lekatari, ish-opinionistja e edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”, ka qenë shpesh e komentuar në rrjet për deklaratat e saj mbi Luiz Ejllin dhe Kiara Titon. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Zhaklina është pyetur se si është marrëdhënia me çifitin e njohur dhe nëse e ka uruar dyshen për ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Për këtë, gazetarja është përgjigjur.