Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Ma bëj hallall që nuk erdha”/ Egla shpërthen në lot, surprizohet nga vëllai!

Egla është surprizuar nga vëllai i saj, i cili ndodhet jashtë shtetit, përkatësisht në Londër. Besmiri foli me motrën e tij me anë të një video-mesazhi, ndërkohë sapo Egla e ka parë ka shpërthyer në lot.

“Ma bëj hallall që nuk erdha të të takoja dot aty”, është shprehur vëllai i banores së Big Brother VIP.

“Nuk dua të merrem shumë me lojën. Dua të them dy fjalë, jam falenderues që di të mbrohesh dhe të ruash karakterin e identitetin tënd. Jam krenar për ty. Përkrahje pafund“, tha Besmiri i prekur, teksa i tregonte Eglës nipin dhe mbesën.