Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në autostradën Durrës-Tiranë, mungojnë mbikalimet!

Makina përplas këmbësorin në autostradën Durrës- Tiranë, në zonë mungojnë mbikalimet. Policia njofton se një 70 vjeçar ka mbetur i dëmtuar dhe u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën. I moshuari kaloi trafikndarësen kur u godit nga një makinë me drejtues një të ri.

Njoftimi policor:

Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Në një tjetër zhvillim, në Vlorë u dogj një makinë dhe dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Automjeti  tip “Volkswagen” u shkrumbua totalisht nga flakët. Ngjarja ndodhi në lagjen “15 Tetori” të qytetit bregdetar jugor, rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm. Shkaqet ende nuk dihen dhe po hetohen. Pronari i mjetit i tha policisë se nuk ka konflikte me njeri.