Celebrities Gossip Showbiz

Më e rrezikuara? Juli zbulon se cila prej banoreve eleminohet nesër sipas tij!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Roza, Heidi, Françeska dhe Erjola janë në nominim. Njëra nga vajzat do të lërë nesër përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Gjatë një bisede me Julin dhe Erjolën, Roza e pyeti aktorin e njohur se kush mendon që do të dalë nga shtëpia këtë të shtunë.

Roza: O Juli kush del sipas teje?

Juli: Françeska vetë ose Heidi

Roza: Po sikur të dal unë

Juli: Pse do të dalësh ti? Logjike është të dalë Heidi. Çfarë është duke bërë?

Erjola: Jo, Françeska o burrë çfarë Heidi

Roza: Logjike është të dal unë sepse Françeska i shkon sherrit nga mbrapa. Ka të drejtë s’ka të drejtë i shkon sherrit nga mbrapa

Erjola: Ajo s’ka situatat e veta, do mbyllen këtë të shtunë

Juli: Për mua ju të dyja nuk iu shikoj duke dalë, se kjo ka këtë gjënë…

Vetëm pak më parë teksa konsumonte drekën në oborr, Egla i ka kujtuar Romeos historinë e këllqeve. Kujtojmë se disa javë më parë Albi Nako i është drejtuar Romeos me këto fjalë: “Ti nuk ke këllqe vëlla”, fjalë të cilat Albi ia ka dërguar përsëri me mesazhet e “Big Love” mbrëmjen e djeshme. E teksa Egla ia ka rikujtuar, Romeo është nxehur dhe të dy kanë debatuar.